75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrahje në Istog, shkak borxhi

Në fshatin Kaliqan të Istogut, policia ka arrestuar një person i cili e kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Rrahje ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjes që kishin pasur i dyshuari dhe viktima rreth një borxhi.

Viktima i cili kishte pësuar lëndime trupore, ishte dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/