75 Mall Live Search
22:05 / E Premte, 19 Korrik 2024 / MSH

Rrahje në Kllokot, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një rrahje masive ka ndodhur sonte në Kllokot, ku dyshohet të jenë përfshirë disa persona.

Rrahja zuri vend në një nga rrugët kryesore të qytetit, raporton Indeksonline.

Autoambulanca dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetime.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: