75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Rrahje në lagjen Ulpiana në Prishtinë, policia arreston tre persona

Një tjetër rrahje ka ndodhur sot në mbrëmje në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në një kafiteri ka filluar të rrahën disa persona ndërmjet veti.

“Ju njoftojmë se rreth orës 18:50, kemi pranuar një informatë për një rrahje në progres në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Njësitë nga  stacioni policor Jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për pjesëmarrje në rrahje kanë arrestuar 3 persona të dyshuar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.