75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / S Z

Rrahje në veri, tre persona dërgohen në spital

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar, Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës.

“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm.