16:59 / E Premte, 29 Korrik 2022 / OSH

Rrahje në mes të rrugës, grushtohen disa persona në rrugë

Një rrahje ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë në mes të rrugës.

Sipas informacioneve të para disa persona janë grushtuar me njëri tjetrin.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihen persona të shumtë në mes të shiritit të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe njësiti policor i cili po merret me rastin./IndeksOnline/