75 Mall Live Search
08:45 / E Diele, 06 Qershor 2021 / OSH

Rrahje në një autolarje në Fushë Kosovë, arrestohen 6 persona

Mbrëmë, rreth orës 19:17, në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës ka ndodhur një rrahje mes 6 personave.

Policia raporton që rasti ka ndodhur në parkingun e një autolarje, transmeton Indeksonline.

Rrahje kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje.  Disa prej të të dyshuarve kishin përdorur edhe mjete të forta si shufra metali.

Tre prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy nga ta janë liruar nga tretmani mjekësor, kurse njëri po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të  gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/