75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri në Gjakovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Policisë.

Autoritetet ndër tjera thanë se si pasojë e incidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë.

”Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, u shpreh Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë në Gjakovë.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/