75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrahje në një kafiteri në Gjilan, dy prej të dyshuarve bëhen për spital

Pas një mosmarrëveshje që kanë pasur më herët, katër të dyshuar janë takuar në një kafiteri ku edhe janë rrahur mes vete.

Dy nga të dyshuarit në këtë rast kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, kurse me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/