Rrahje në një lokal në veri, dërgohen në spital dy shtetas serbë

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në një lokal në veri të Mitrovicës, ku të lënduar kanë mbetur dy persona, një burë dhe një grua shtetas të Serbisë. Viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rr.Xhon Kenedi”,Mitrovicë Veri 17.03.2025-23:00. Pas pranimit të një informate për një rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë hasur dy viktimat, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një femër shtetase e Serbisë. Viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.