75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 21 Tetor 2025 / SH

Rrahje në një qendër tregtare në Ferizaj, përdoret edhe arma (Pamje)

Tri javë më parë policia kishte njoftuar një rrahje mes dy grupeve në Ferizaj. Rrahja kishte ndodhur me 28 shtator rreth orës 22:00 në Ring Mall. Një konflikt verbal kishte eskaluar në rrahje fizike.

Valdrin Jakupi, Visar Asllani dhe Sadat Burrniku kishin sulmuar A.S, Q.B dhe A.A.

Madje Jakupi kishte nxjerr armën nga brezi dhe ua kishte drejtuar viktimave, duke i kërcënuar me vrasje. Policia më pas e kishte sekuestruar armën me 4 fishekë.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për “Lëndim trupor”, Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi të armëve”./Indeksonline/