75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / KV

Rrahje në Novobërdë/ Një person përfundon në spital, tre të dyshuar arrestohen

Një incident i rëndë është raportuar gjatë vikendit në komunën e Novobërdës, ku ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2025, rreth orës 23:00, ku si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/