09:00 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Rrahje në Pejë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi të njëjtit kishin rrahur një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Pjë, rreth orës 20:20.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit

Rr. Bill Klinton, Pejë 22.01.2022 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.