75 Mall Live Search
16:35 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rrahje në Pejë, dy persona përfundojnë në spital

Në qytetin e Pejës sot ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Si pasojë e lëndimeve të marra dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti, ka konfirmuar rastin për Indeksonline, duke thënë se personat tashmë janë duke u trajtuar në këtë institucion.

“Dy persona pas një rrahje kanë ardhë të kërkojnë ndihmë në Spital, por që janë jashtë rrezikut për jetë”.

Ndryshe, nuk dihen ende motivet e këtij incidenti./Indeksonline/