75 Mall Live Search
23:55 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Rrahje në Pestovë të Vushtrrisë, arrestohen katër të dyshuar

Katër të dyshuar janë arrestuar këtë të premte në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, kjo pasi ishin të përfshirë në një përleshje fizike.

Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ka treguar detaje.

“Nga informacionet e para raportohet e se si pasojë e një aksidenti  i ndodhur  rreth orës 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshirë në rrahje. Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë  që katër persona  janë arrestuar. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti.