75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / F.R

Rrahje në Podujevë, katër të arrestuar

Disa persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Shtedim të Podujevës.

Si pasojë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shtedim, Podujevë  05.03.2026 – 17:30. Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë,  si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër  të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.