09:44 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Rrahje në Prishtinë për një parking, arrestohen 4 persona

Një përleshje fizike mes 4 personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, rrahja ka ndodhur pas një zënke që kishin pasur mes veti lidhur me një parking veturash.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/