23:22 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / MSH

Rrahje në qendër të Pejës, ka të lënduar

Një rrahje fizike ka ndodhur në qendër të Pejës, më saktësisht në “Korzë”.

Burime të Indeksonline pohojnë se një nga të përfshirët në rrahje është dërguar për në Emergjencën e Spitalit.

Gjendja e tij shëndetësore dyshohet të jetë e rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe nidhmës së shpejtë.

Rasti është duke u hetuar, teksa motivet e sherrit nuk dihen akoma.