23:16 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Rrahje në qendër të Pejës, theret me thikë një person

Një rrahje në të cilën janë përfshirë disa persona, ka ndodhur sonte në orët e vona në qendër të qytetit të Pejës, ku si pasojë një person është therë me thikë.

Në videon të cilën e posedon “IndeksOnline”, shihen persona të shumtë përfshirë në rrahje si dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët kanë intervenuar për ta ndaluar përleshjen mes personave pjesëmarrës në rrahje. /Indeksonline/