75 Mall Live Search
22:04 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / MSH1

Rrahje në qendër të Podujevës, disa persona bëhen “llom” në një lokal

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës.

IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet vete në një lokal.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur pasi disa klientë sulmuan fizikisht pronarin e lokalit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: