75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 05 Prill 2021 / k.v

Rrahje në restorant, një person bëhet për spital

Tre persona janë rrahur të dielën pasdite në një restorant në fshatin Sallabajë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Shkaqet e rrahjes sipas policisë ende janë të panjohura ndërsa njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës./IndeksOnline/