75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Rrahje në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë, 5 persona shoqërohen në polici

Një rrahje ka ndodhur në ora 11:00 të së premtes në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 kemi marrë informatën se një përleshje fizike në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe kanë shoqëruar në stacionin policor 5 persona ( dy prej të cilëve në cilësinë e dëshmitarëve)”, tha Ahmeti për IndeksOnline.