75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / k.v

Rrahje në Shirokë të Suharekës, dy persona të lënduar

Një përleshje mes pesë personave ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00 pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve, e cila ka përfunduar me rrahje.

Dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa të gjithë të dyshuarit janë intervistuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, pesë personat e përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/