75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrahje në Skenderaj, dy persona të lënduar

Si pasojë e një zënkë verbale mes dy grupeve rivale janë sulmuar dhe rrahur dy viktima meshkuj nga tre të dyshuar të panjohur.

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e rrahjes dhe pas trajtimit fillestar në qendrën shëndetësore në këtë komunë, janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës e më pas edhe në QKUK.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa tre të dyshuarit ende janë në arrati./Indeksonline