Rrahje në tubimin elektoral në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuat se në fshatin Vërshec të Suharekës ka ndodhur një rrahje.
“Më 03.10.2017 në orën 22:00 gjatë një tubimi elektoral në të cilin kanë marrë pjesë banorët e fshatit si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, gjatë diskutimit lidhur me një burim të ujit në fshat ka ardhur deri te zënka në mes tyre”, njofton policia.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.