75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / k.v

Rrahje në Vushtrri/ Një person theret me thikë, policia arreston tre të dyshuar

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vushtrri, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, tre persona janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga ta është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Raportohet se rreth orës 22:40, pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve ndërsa me vendim të prokurorit rasti është hapur ‘vrasje në tentativë’./IndeksOnline/