20:24 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrahje te nënkalimi, vdes një person si pasojë e lëndimeve

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda gjatë një rrahje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se këto janë të dhënat fillestare dhe se Policia po mbledh informacione tjera rreth rastit./Indeksonline/