10:21 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Rrahje tek “New born”, policia arreston dy persona

Një rrahje në mes dy personave ka ndodhur në mëngjesin e së enjtës tek “New born”, saktësisht në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.


Rastin e ka konfirmuar zëdhëësi i PK-së, Agron Borovci.


Ai tha se janë arrestuar dy persona dhe është sekuestruar një armë zjarri.

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.


Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen në funksion të procedimit të mëtejmë të rastit”, tha ai./IndeksOnline/