Rrahjen e fëmijës nga edukatorja në kopshtin privat, e konfirmon edhe policia

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet se si një edukatore e kopshtit privat “Cambridge Kids”, në Prishtinë, po ushtron dhunë ndaj një fëmije.
Madje në praninë e këtij terrori është edhe një tjetër femër e personelit.
Derisa, IndeksOnline ende nuk ka marrë përgjigje nga ana e këtij institucioni, policia tashmë e ka konfirmuar rastin.
“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast “Keqtrajtim i fëmijës”.
Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.
Ndryshe, kjo video ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët./Indeksonline