75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 20 Maj 2025 / A. M.

Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës, SBASHK: Ka shenja përmirësimi

Indeksonline ka raportuar gjatë ditës së sotme se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në Spitalin e Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka njoftuar se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit  në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.

‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’, ka thënë Ymeri për Express-in.

Ai, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje, por që fatmirësisht ka pasur lëndime serioze.

Ymeri ka thënë se ende nuk dihet se kur kryetari i SBASHK-ut Jasharaj do të lirohet nga spitali.

‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marrë pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak më gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer’’, ka thënë ai.