Rrahman Jashari tregon se nga kush u sulmua, nuk përjashton rastë të tjera ndaj tij!

Sot në mëngjes, kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i shoqëruar me bashkëpunëtorë ka vizituar shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Por agjenda nuk ka shkuar ashtu siq ka paramenduar vet Jashari.
Pas një debati të ashpër ndërmjet mësimdhënëseve dhe kryetarit të SBAShK-ut, ata kanë tentuar ta sulmojnë këtë të fundit.
Lidhur me tentim-sulmin ndaj tij, kreu i SBASHK ka thënë se ishte një tentativë për ta sulmuar atë. “Ka patur një tentativ për sulm ndaj meje. Personi në fjalë ishte një prind. Nuk e përjashtoj që raste të tilla mund të kemi në vizitat e tjera në shkolla” ka thënë Jashari./Indeksonline/