Rrahman Rama falënderon qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës: Nder për mua t’ju kem në krah
Rrahman Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj tij gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai është shprehur se është nder për të që t’i ketë ata në krah.
Postimi:
Shumë të dashur qytetarë,
Faleminderit për përkrahjen e madhe që më keni dhënë gjatë kësaj fushate. Është nder për mua t’ju kem në krah.
Nesër kur të votoni, zgjedhni PDK me numër 130 dhe në anën e djathtë votoni numrin 1 dhe numrin 7.
Faleminderit!🙏

