75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / B XH

Rrahman Rama: Malisheva u ngrit në këmbë për PDK-në dhe Bedri Hamzën

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka thënë se Malisheva ka treguar mbështetje të madhe për PDK-në gjatë aktivitetit të sotëm zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se entuziazmi i qytetarëve në Malishevë dëshmon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm në vendin që i takon.

“Malisheva u ngrit në këmbë sot për PDK-në e Bedri Hamza. Entuziazmi që vërehej në qytetin e Fatmir Limaj, tregon se PDK-ja po kthehet aty ku i takon. Të gjithë në këmbë. Të gjithë me zë. STOP KRIZËS!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që Rrahman Rama kandidon me numrin 7 në listën e PDK-së për deputet.