75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / Gj. Sh

Rrahman Rama në Rahovec: Mbrojtja e vlerave të luftës, prioritet i rrugëtimit të ri

Sot në Rahovec, Rrahman Rama takoi qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilët ndau mendime për rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës.

“Gjithmonë kemi për çfarë të flasim me qytetarët dhe veteranët, dhe sot ishim njëzëri se mbrojtja e vlerave të luftës duhet të jetë prioritet në rrugëtimin tim të ri. Dhe kështu do të jetë!” – tha Rrahman Rama gjatë takimit.

Me këtë angazhim, ai theksoi përkushtimin për ruajtjen e trashëgimisë së UÇK-së dhe mbështetjen për ata që i shërbyen vendit në ditët më të vështira. #Rr7