75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 05 Qershor 2026 / S Z

Rrahman Rama nga Vushtrria: Fermerët meritojnë mbështetje të fuqishme dhe trajtim dinjitoz

Kandidati për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar sot takime me fermerët dhe qytetarët e Vushtrrisë, duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në prodhimin vendor dhe furnizimin e familjeve me produktet e tokës.

Rama theksoi se fermerët janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe se ata meritojnë trajtim dinjitoz dhe mbështetje konkrete nga institucionet. Sipas tij, prodhimi vendor nuk duhet të ndikohet nga krizat që sjellin rritje të çmimit të naftës apo nga politika që dëmtojnë konkurrueshmërinë e produkteve vendore.

“Kam takuar sot njerëzit e vyer të Vushtrrisë, ata që na i mbushin sofrat tona me të mirat e tokës. Fermerët duhet të kenë trajtim dinjitoz, e jo të ndikohet prodhimi i tyre nga çdo krizë që rrit çmimin e naftës dhe nga çfarëdo politike që dëmton çmimin e produkteve vendore”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, njerëzit punëtorë dhe fermerët do të gëzojnë përkrahjen e merituar për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe fuqizimin e prodhimit vendor.