Rrahman Rama takon bizneset në Vushtrri: Kriza ka prekur gjithë Kosovën
Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me bizneset në qytetin e Vushtrri, ku ka diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat po përballen ato në këtë periudhë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se bizneset janë ato që “mbajnë gjallërinë në qytet”, derisa theksoi se kriza ekonomike që ka prekur Kosovën po ndikon drejtpërdrejt edhe tek sektori privat.
Ai tha se trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të Bedri Hamza.
“Trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune dhe mbajnë ekonominë tonë, është në bosht të politikave zhvillimore të programit të Bedri Hamzës”, ka shkruar Rama.

