75 Mall Live Search
14:13 / E Diele, 19 Janar 2025 / Gj. Sh

Rrahman Rama vazhdon takimet në Gjilan: “Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka vazhduar fushatën e tij elektorale me një vizitë në Gjilan, ku është pritur ngrohtësisht nga shoqëria dhe miqtë e familjes Salihu.

“Sot kemi vazhduar takimet në Gjilan, ku jemi pritur nga shoqëri e miq të familjes Salihu,” ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka falënderuar përzemërsisht mikpritësit për mbështetjen e treguar, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj vizionit të tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.