75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / G T

Rrahmani asiston në fitoren e Sparta Pragës në Çeki

Sparta e Pragës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Hradec Kralove në ndeshjen e vlefshme për Chance Liga në Çeki.

Asist në këtë ndeshje bëri sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline

Rrahmani asistoi bukur te goli i parë i shënuar në këtë ndeshje nga bashkëlojtari i tij, Haraslin.

Ky ishte asisti i dytë i sulmuesit kosovar në ligë këtë sezon. Ai poashtu ka shënuar tetë gola./Indeksonline/