75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Rrahmani bën histori, bëhet lojtari i parë nga skuadrat kosovare që shënon hat-trick në garat evropiane

Sulmuesi 21 vjeçar, Albion Rrahmani, ka arritur të bëjë histori në Ligën e Konferencës.

Sulmuesi 21 vjeçar, Albion Rrahmani, ka arritur të bëjë histori në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, ka arritur ta thellojë epërsinë në 3:0 në ndeshjen kundër La Fioritas, përmes golit të Albion Rrahmanit, përcjell KosovaPress.

Rrahmani shënon për 3:0 në minutën e 69’, kështu duke e kompletuar hat-trickun e tij të ndeshjes, dhe duke u bërë lojtari i parë nga skuadrat kosovare që shënon hat-trick në garat evropiane.