Rrahmani “çelik” edhe në Evropë, e mposht bindshëm Kastratin me shokë

Amir Rrahmani ka patur edhe një paraqitje fantastike me Napolin.
Ylli kosovar ka luajtur tërë ndeshjen ndaj Legias në Europa League. Kapiteni i Kosovës është i pathyeshëm edhe në këtë përballje.
1-4 ishte rezultati i ndeshjes që e bën Napolin lider në grup.
Lirim Kastrati luajti 67 minuta në këtë ndeshje për polakët, për ti lëshuar vendin shqiptarit Muci./Indeksonline/