Rrahmani dhe Avdijaj luajnë nga 74 minuta në miqësoren turko-italiane
Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Donis Avdijaj janë ballafaquar në një ndeshje miqësore që u zhvillua sot në mes të Hellas Veronës dhe Trabzonsporit.
Dueli u mbyllë pa fitues 1-1, ndërsa futbollistët kosovarë u zëvendësuan në të njejtin minutë, 74.
Avdijaj duket se ende nuk është në formën më të mirë fizike pasi që kishte pauzuar disa muaj pa luajtur futboll.
Për Veronën realizoi Veloso ndërsa për Trabzonsporin, Baykus.
/Indeksonline/