75 Mall Live Search
19:29 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani dhe Ujkani: Presionin më të madh për këtë ndeshje e ka Çekia

Amir Rrahmani dhe Ujkani kanë dalur në konferencë për media ku kanë folur rreth ndeshjes kundër Çekisë.

Rrahmani ka thënë që presioni i kësaj loje do të jetë më i madh për skuadrën Çeke pasi që luajnë në vendin e tyre, dhe sipas yllit të Kosovës këtë gjë edhe duhet ta shfrytëzojmë dhe ta arrijmë fitoren.

Po ashtu ai ka thënë që kombëtarja jonë do ta jap maksimumin në këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

 “Kemi shansin mu kualifiku dhe besoj që mundemi, nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombëve”, u deklarua futbollisti i Kosovës.

Po ashtu njëjtë u deklarua edhe Ujkani i cili u zotua se do ta japin maksimumin në këtë ndeshje.

“Normalisht Çekia e ka presionin sepse luajnë në shtëpi kurse ne e kemi pozitivitetin mbrenda grupit” tha ‘gardiani’ i portës së Kosovës, Samir Ujkani./Indeksonline/.