75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrahmani e fillon me këmbë të mbarë te Hellas Verona, fiton 12-0

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka debutuar te skuadra e Hellas Veronës.

Mbrojtësi nga Prishtina  sot është paraqitur në ndeshjen, Verona – US Primiero.

Skuadra e Serie A e fitoi këtë takim me rezultat të lartë, 12:0.

Rrahmani u transferua te Hellas Verona javë më parë nga skuadra kroate, Dinamo Zagreb. /IndeksOnline/