75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 05 Janar 2026 / Z S

Rrahmani e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Futbollistët shqiptar Amir Rrahmani e Berat Gjimshiti janë pjesë e formacionit të javës në Serie A

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani shkëlqeu në fitoren e Napolit në fundjavë ndaj Lazios, teksa edhe shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 32-të të ndeshjes.

Amir Rrahmani u vlerësua me notën 8.0.

Po ashtu pos Rrahmanit në formacionin e javës zuri vend edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti i cili ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Atalantas 1:0 ndaj Romës.

Nota e tij ishte më e larta nga të gjithë lojtarët e këtij formacioni, 8.9.