75 Mall Live Search
21:17 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rrahmani e Kumbulla në formacionin ‘Anti Cagliari’

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla do të luajnë nga minuta e parë sonte kundër Cagliarit.

Sezoni i Series A sonte ka rinisur sezonin pas 3 muajsh pushim për shkak të koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Ndeshja e parë ishte Torino-Parma, kurse e dyta nga ora 21:45 është mes Veronës dhe Cagliarit.

Verona me një fitore do të bënte një hap të madh në kualifikim për gara evropiane.

Ata për momentin kanë 35 pikë, katër më pak se Napoli që është në pozitën e 6-të./Indeksonline/