75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / A. A

Rrahmani e pret vitin e ri duke u rrezitur në Dubai

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka zgjedhur që ditët e pushimit dimëror t’i kalojë në Dubai.

Së bashku me shokun e tij, futbollistin Suad Sahiti kanë vendosur që vitin e ri 2021 ta presin në bregdet, duke marrë rreze dielli, shkruan Indeksonline.

Viti 2020 për Rrahmanin ishte mjaft i mirë.

Ai u transferua nga Hellas Verona në Napoli, megjithatë te skuadra e Genaro Gattusos ende nuk po gjenë hapësirë për të luajtur.

/Indeksonline/