20:37 / E Enjte, 27 Janar 2022 / SH F

Rrahmani e Vojvoda në formacionin e muajit në Serie A

Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda e kanë nisur vitin 2022 siç është më së miri.

Rrahmani është shndërruar në shtyllë për ekipin e Luciano Spallettit, duke qenë titullar i padiskutueshëm te Napoli.

Në anën tjetër, Vojvoda nuk e nisi mirë sezonin me Torinon, por në vitin 2022 gjërat kanë ndryshuar për të dhe po ritet nga ndeshja në ndeshje.

Ata tani kanë zënë vend në 11-shen e muajit në Serie A, duke lënë prapa emra të mëdhenj të futbollit në Itali.

Dyshja e Kombëtares së Kosovës është përfshirë nga “Whoscored” në 11-shen më të mirë.

Rrahmani është vlerësuar me notën 7.26 për paraqitjet e muajit janar, kurse Mërgim Vojvoda me notën 7.49.