75 Mall Live Search
23:08 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani: Është dashur ta fitojmë këtë ndeshje

Amir Rrahmani ka folur për ndeshjen kundër Malit të Zi, derisa ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin

Ai ka thënë se Kosova pati disa shanse por që nuk arriti ti konkretizonte.

“Se si shkojë loja ne është dashur ta fitojmë këtë ndeshje dhe kemi mundur që ta shfrytëzonim këtë ndeshje më mirë. Mali i Zi nuk kishte raste dhe shënuan nga një gjysmë-rast”.

Ai është pyetur se pse nuk po shënojmë ndeshjeve të fundit.

“Nuk e di pse nuk po shënojmë. Ndoshta po mungon pasimi i fundit dhe ne ndoshta është dashur që të shytojmë më shumë jashtë zonës”.

Rrahmani është pyetur edhe për lëndimin dhe ka thënë se ai do të jetë gati edhe për ndeshjen kundër Bullgarisë.

“Këmbën e majtë e kam problem dhe vendosa që të luajmë. Jam i gatshëm edhe ndeshjen e ardhshme”, ka thënë ai.