Rrahmani gabon te goli i Udineses

Vjen goli i dytë në takimin ndërmjet Udineses dhe Napolit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Serie A.
Golin e parë dhe të barazimit për Udinesen e ka shënuar, Lasagna në minutën e 28’të të takimit pas një gabimi që e bëri mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline
Rezultati aktual i takimit është 1:1.
Kujtojmë se kjo ishte edhe ndeshja debutuse e Rrahmanit me Napolin.