12:18 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rrahmani “gladiator” i vërtetë, vlerësohet me këtë notë në fitoren e Veronës

Hellas Verona e ka rinisur kampionatin italian me fitore ndaj Cagliarit. Verona mposhti Cagliarin me rezultat 2:1.

Për Veronën nga minuta e parë u paraqiten dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, që të dy kompletuan 90 minuta të plotë.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani është vlerësuar me notën 7.0 nga “Whoscored.com”.

Ndërsa, reprezentuesi i Shqipërisë, Kumbulla sipas vlerësimit ka bërë ndeshje më të mirë, duke u vlerësuar me notën 7.3.