12:50 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrahmani i motivuar: T’i tregojmë botës se jemi të fortë për çdo kundërshtar, sidomos në shtëpi

Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë i motivuar para ndeshjes ndaj Anglisë.

Dueli do të jetë i rëndësisë më të vogël pasi që të dyja kombëtaret kanë kryer punë me fazën eliminatore, Anglia u kualifikua ndërsa Kosova u eliminua.

Rrahmani në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka thënë fjalë motivuese para ndeshjes ndaj fuqisë botërore, Anglisë.

“Pa mundësinë për kualifikim por me kokën lartë për ndeshjen e nesërme, së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për cdo kundërshtarë e sidomos në shtëpinë tonë” – u shpreh qendërmbrojtësi kosovar./Indeksonline/